E enjte, 18 Prill, 2024

Nxënësi i mitur në Skenderaj kapet me armë zjarri, ikë nga shkolla

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar nga drejtoria e shkollës profesionale në Skenderaj, ku sot paradite është vërejtur se një nxënës i kësaj shkolle, i moshës 17-vjeçare po mban një armë zjarri dhe për këtë ishin të detyruar që ta njoftojnë Policinë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 15-vjeçari fillimisht kishte ikur nga shkolla dhe më pas u denoncua, me ç’rast një njësi policore doli në vendin e ngjarjes, ku edhe u konfiskua arma që mbante nxënësi.

I dyshuari është kapur dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë iniciuar disa raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer