E premte, 4 Tetor, 2024

Nxënësi ia vë zjarrin tualitet në shkollë, flet drejtori: Ai nesër me u punësu në fabrikë e çon në hanë (VIDEO)

Në shkollën e mesme “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë sot nxënësve të turnit të dytë nuk iu mundësua të mbajnë mësim. Kjo pasi një është djegur një derë e tualetit gjë që e ka pamundësuar mbajtjen e procesit mësimor, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i kësaj shkolle, Blerim Gërvalla për Indeksonline konfirmon rastin derisa shton që dyshohet se kjo është bërë me qëllim për ta bojkotuar mësimin.

“Ndërrimin e paradites e kam kry, dikun në ora 17:30 më ka thirrë zëvendësdrejtori për këtë incident, pasi ka pushu tymi, e kanë largu një dritare dhe kanë konstatu se një derë është djegë nga nxënësit. Ajo është
e plastikës dhe nuk ka dritare të jashtme por me ventillim dhe ka depërtu në korridorin e katit më të lartë dhe është është mbajtur procesi mësimor deri në orën e 5-të dhe dy tre orë kanë humbur. Kjo është bërë qëllimisht nga nxënsit.

Zëvendësdrejtori i ka kthy kamerat dhe e kanë identifikuar nxënësin. Në momentin që ai ka dalë ka shpërthy zjarri. E kemi thirrë edhe Policinë, është rast i rëndë penal se e ka rreziku jetën e personelit dhe nxënësve. me shku nxënësi 15-16 vjet me bë kështu, jam tepër i frustruar dhe i mllefosur se po mundohemi maksimalisht me shku me metoda. Na kanë marrë në qafë që e kanë hjek dhunën, nuk kemi nxënës me mentalitet Gjerman. Nuk ke metodë që mundesh me u marrë me ta. Nesër punësohet në fabrikë dhe e çon në hanë”, u shpreh ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer