Drejtori komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka njoftuar për suksesin e nxënëses Erleta Dajaku nga ShMU “Rifat Mëziu”, e cila ka zënë vendin e dytë në nivel kombëtar në Olimpiadën e dytë të përbashkët të Gjuhës Shqipe.
Sipas Durakut, ky sukses është rezultat i talentit dhe punës së palodhshme të nxënëses, por edhe i angazhimit të mësimdhënëses Minire Geci dhe stafit të shkollës.
Ai theksoi se arritja e Erletës është krenari për shkollën, familjen dhe gjithë komunën e Skenderajt, duke i uruar asaj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.