Friday, April 24, 2026

Oficeri i FSK-së, arrin suksese në Mbretërinë e Bashkuar

Nëntoger Endi Sherifi, ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë këtij kursi intensiv, ai ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse.

Si rezultat i performancës së tij, Nëntoger Sherifi është vlerësuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë, e cila iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneralmajor Carl Boswell.

Forca e Sigurisë së Kosovës është krenare për arritjet e pjesëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare dhe të ngritin standardet profesionale të forcës sonë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer