E diel, 17 Nëntor, 2024

“Pagat e ulëta”, Gjeneratat e reja të policisë me padurim po e presin 1 janarin!

Në ditën kur Policia e Kosovës kishtë hapur një konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, sindikata e këtij institucioni që drejtohet nga Imer Zeqiri kishte njoftuar që 40 policë kishin dhënë sivjet dorëheqje nga detyra për shkak të pakënaqësive brenda këtij institucione. Kërkesa e vazhdueshme e zyrtarëve policorë është ekzekutimi i pagesave të shkallës së rrezikshmërisë dhe se të njejtit nuk janë të kënaqur nga koeficienti i tyre.

Por 40 kolegëve të tyre mesa duket nuk është që u ka pëlqyer sjellja e Qeverisë rreth vendime për mos pagesën e rrezikshmërisë dhe kanë dorëzuan detyrën brenda këti viti.

Pra, që nga janari e deri në korrik të këtij viti, 40 zyrtarë policorë janë dorëhequr nga detyra e tyre për shkak të pakënaqësive dhe mos vlerësimit të meritokracisë.

E si duket një gjendje alarmante pritet të jetë me gjeneratën e re të policise, të cilet ata si pagë neto marrin 426€.

Rajoni ka biseduar me pesë police të rinjë të gjeneratës se re të këtij institucioni të cilët për shkak të pagave dhe kushtëve jo të mira pritet të japin dorëheqjë.

Ata pothuajse me pergjigjje të njejtë i kanë thënë portalit rajonit se prej 1 janarit do ta lëshojnë vendin dhe se këtë po e bëjnë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike dhe pagës se ulët.

“E du vendin tem. Që dy vite jam polic. Po prej qe jam be prind më ka detyru që të aplikoj vazhdimit për vizë pune. Pagat e vogla e më vështiresi po ia dal t’a mbaj familjen. Jam lodh bre, me padurim po e pres 1 janarin. E di që atje nuk ka me qenë lehtë por të paktem kam page të dinjitëtshmë”, është shprehur ndër tjera polici i ri i dëshpruar.

Ai tutje thotë se nese ndryshon vendimi i Qeverisë për pagë të dinjitetshme por njëkohësisht edhe për pagesën e rrezikshmërisë, ataherë edhe vizen e anulon e rri në Kosovë.

Kujtojmë qe sipas kreut të sindikatës janë 2000 pjesëtarë të policisë që nga themelimi që kanë dhënë dorëheqje./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer