Wednesday, May 27, 2026

PDK-ja nis mobilizimin në Drenas për zgjedhjet parlamentare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK në Drenas, Driton Ajazi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takimi mobilizues dhe organizativ të strukturave të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, ku është shprehur gatishmëri e madhe për angazhim në mbështetje të PDK-së.

Në takim ai ka thënë pjesë edhe kandidatët për deputet Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Tringa Bujupi dhe Isak Neziri, si dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Sipas Ajazit, mesazhi i përbashkët i takimit ishte se vetëm me bashkim, organizim dhe angazhim të aktivistëve e qytetarëve, PDK-ja mund të arrijë rezultat të mirë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe të rikthehet si partia e parë në vend, me Bedri Hamza kandidat për kryeministër.

Postimi:

Sot, në takimin mobilizues dhe organizativ të strukturave dhe Shtabit të Degës së PDK-së në Drenas për zgjedhjet e 7 qershorit, u shprehën të gjithë njëzëri se anagzhimi dhe vullneti jonë i përbashkët do të jetë i madh për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët për deputet nga komuna jonë Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Tringa Bujupi dhe Isak Neziri, si dhe Nënkryetari i PDK-së në qendër, Uran Ismaili.

Mesazhi i përbashkët ishte i qartë vetëm të bashkuar, të organizuar dhe me energjinë e secilit aktivist, struktur e qytetar, mund ta fuqizojmë dhe masovizojmë votën për PDK-në, që rezultati jonë të ndikoj edhe në rezultatin e partisë në nivel vendi, duke e rikthyer atë si partinë e parë në vend dhe Bedri Hamza të jetë Kryeministri ynë.

PDK mbetet zëri i vlerave shtetformuese, si trashëgimi politike e liderëve tanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe i vizionit për një Kosovë më të zhvilluar, më të fuqishme dhe më të përparuar për të gjithë qytetarët.

Drenasi ka qenë gjithmonë bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe edhe kësaj radhe do të angazhohemi të gjithë së bashku që të vazhdojmë të jemi sërish në ballë të fitores së madhe të 7 qershorit!

#StopKrizësNdryshoKosovën
#PDK125
#BedriHamzaKryeminister

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer