Tuesday, May 26, 2026

Pensionohet njëra nga infermieret më të dashura të repartit të RTG-së në QKMF-në e Skenderajt

Sot është pensionuar infermierja Zyrafete Thaqi nga Reparti i RTG-së në QKMF të Skenderajt, e cila me dinjitet ka përmbyllur karrierën e saj profesionale, shkruan rajoni.org.

Zyrafete Thaqi ka qenë një punëtore e dalluar dhe shembull i përgjegjësisë dhe respektit në vendin e punës.

Me rastin e pensionimit, drejtori i QKMF-së në Skenderaj, Ilir Havolli, së bashku me kolegët e saj, kanë vlerësuan lart punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ndër vite.

Njoftimi:

Sot në QKMF Skenderaj u shënua një ditë e veçantë për kolegen tonë të nderuar znj. Zyrafete Thaqi nga Reparti i RTG-së, e cila përmbylli me dinjitet rrugëtimin e saj profesional, në të njëjtën ditë që festoi edhe ditëlindjen.

Me këtë rast, drejtori i QKMF Skenderaj Ilir Havolli dhe të gjithë koleget vlerësuan lart kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ndër vite, duke theksuar se ajo ka qenë një punëtore e dalluar dhe shembull i përgjegjësisë në punë dhe respektit njerëzor.

Falënderojmë për gjithë punën dhe angazhimin e saj në shërbim të pacientëve dhe institucionit tonë.

I urojmë shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.

Faleminderit për gjithçka!
QKMF Skenderaj

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer