Përfaqësuesi i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Gjevalin Gegaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin për deputet Shkëmb Manaj në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një postimi publik, Gegaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut dhe anëtarëve të LDK-së që të dalin masivisht në votime, duke theksuar se ndryshimi arrihet përmes pjesëmarrjes në proceset demokratike.
“Nëse jeni të pakënaqur me gjendjen aktuale dhe me mënyrën se si po qeveriset vendi, atëherë përgjigjja më e mirë është pjesëmarrja në zgjedhje. Demokracia nuk ndryshon me heshtje, por me votë”, ka shkruar ai.
Gegaj ka theksuar se çdo votë ka peshë dhe se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të vendosur për të ardhmen e vendit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të mos qëndrojnë pasivë, duke vlerësuar se pjesëmarrja në zgjedhje është mënyra më e mirë për të ndikuar në drejtimin e Kosovës./Indeksonline