E premte, 4 Tetor, 2024

Përleshje mes familjeve Muja e Bislimi, i moshuari godet me tërfurk 34-vjeçarin

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Për motive ende të panjohura, në një konflikt janë përfshirë dje pasdite edhe anëtarët e familjeve Muja dhe Bislimi nga fshati Dobresh i Vitisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuar për këtë rast janë dy persona bashkë me djemtë e tyre, Ilaz dhe Luan Muja dhe Riza e Blerim Bislimi.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal, ku më pas situata ka eskaluar në dhunë fizike, me ç’rast përpos grushteve janë përdorur edhe mjete punë si tërfurk, lopatë dhe një mjet i mprehtë.

Sinjali mëson se 65-vjeçari Ilaz Muja, dyshohet se ka goditur me tërfurk 34vjeçarin, Blerim Bislimi, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu lëndime kanë marrë edhe dy personat tjerë të përfshirë dhe si pasojë të gjithë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, e më pas janë transferuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Pas dhënies së ndihmës së parë, Riza me të birin Blerimin, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar katër të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të gjithë janë dërguar  mbajtje.

Ilaz Muja do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa tre të dyshuarit tjerë për ‘Lëndim të lehtë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer