Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Përparim Gruda, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe jo për kriza e përçarje.
Në një aktivitet në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, Gruda tha se qytetarët janë mobilizuar për të mbështetur ndryshimin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai theksoi se vendi duhet të ecë përpara me projekte dhe zhvillim, duke shtuar se qytetarët po kërkojnë një drejtim të ri për Kosovën.
Postimi:
Kosova nuk ka nevojë për kriza e përçarje. Ka nevojë për zhvillim.
Në lagjen Bregu i Diellit të Prishtinës, të mobilizuar që më 7 qershor ta stopojmë krizën dhe ta ndryshojmë Kosovën.
#PDK125
#BedriHamza1
#PerparimGruda4
#stopkrizes