Tuesday, May 26, 2026

Përparim Gruda: Veteranët e UÇK-së janë krenaria e Kosovës

Përparim Gruda, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 4 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, ka bërë të ditur se është takuar me veteranët e UÇK-së për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas Grudës, kontributi i tyre do të mbetet gjithmonë i rëndësishëm për shtetin dhe për brezat e rinj.

Postimi:

Sot, në takim me veteranët e UÇK-së, ata që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre i dhanë Kosovës lirinë dhe pavarësinë. 🇽🇰

Kontributi i tyre mbetet themel i shtetit tonë dhe frymëzim për brezat që vijnë. Përgjegjësia jonë është ta forcojmë Kosovën çdo ditë, me punë, drejtësi dhe vizion për të ardhmen.

Lavdi dëshmorëve dhe respekt i përjetshëm për veteranët e UÇK-së!

#PDK125
#BedriHamza1
#PerparimGruda4

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer