Saturday, May 16, 2026

Pjesëtarët e ushtrisë po i fitojnë rastet në gjyq, pasi nuk u paguan sa e meritonin

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës po arrijnë t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj, përmes proceseve gjyqësore.

Sipas tij, gjatë kësaj jave është aprovuar në tërësi një kërkesëpadi që kishte të bënte me diferencën në pagën bazë, respektivisht shumën e papaguar ndaj një pjesëtari të FSK-së.

“Gjatë kësaj jave, ndër të tjera, pranova edhe vendimin e gjykatës përmes të cilit është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e paditësit lidhur me diferencën në pagën bazë, përkatësisht shumën e papaguar. Të drejtat duhet të realizohen, dhe kjo po ndodh. Këtë po e mundëson gjykata, përmes zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të garantuara”, ka shkruar ai.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer