E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Plotësohen çiftet çerekfinaliste, “Pancerat” presin Spanjën, Franca e Portugalia “përsërisin” finalen e Euro 2016

Ishte padyshim një fazë emocionuese.

Mbrëmjen e kësaj të marte, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024 uli siparin e fazës së 1/16-ve, me plot 8 ekipe, që kanë arritur të sigurojnë “biletën”, për në raundin e dytë me eleminim direkt, atë të çerekfinaleve.

Kështu, gjithçka do të nisë me sfidat e 5 korrikut, atë ku në “MHP Arena”, të Shtutgartit, “Pancerat” e Gjermanisë do të përballen me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në një finale të parakohshme, të Euro 2024, përballje e cila do të fillojë, që prej orës 18:00, mirëpo spektakli i së premtes nuk do të mbarojë me kaq.

Kjo pasi në orën 21:00, “mitiku” i Hamburgut, “Volksparkstadion” do të presë “Gjelat” e Francës dhe “Luzitanët” e Portugalisë, në një “përsëritje”, të asaj finaleje të madhe, të Euro 2016, ku Cristiano Ronaldo me shokë siguruan titullin e madh, në një turne madho të futbollit të Kombëtareve.

Çiftet gjysmëfinaliste do të plotësohen totalisht më 6 korriku, ku fillimisht do të jenë “Helvetët” e Zvicrës ata që do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, në orën 18:00, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, ndërsa në orën 21:00, “Tulipanët” e Holandës do të përballen me Turqinë, në “Olympiastadion”, të Berlinit, për të përfunduar këtë fazë.

Sa i përket gjysmfinaleve, në atë të 9 korrikut, në “Allianz Arena” të Mynihut do të ndeshet fituesi i çiftit Gjermani-Spanjë, me atë të Portugali-Francë, ndërsa në gjysmëfinalen e 10 korrikut, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit do të ndeshen fituesit e çifteve Zvicër-Angli dhe Holandë-Turqi. /i.m /abcnews.al

Shikoni tabelën e përballjeve:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer