E martë, 23 Prill, 2024

Policia e kap në flagrancë të riun duke hedhur kokainën nga vetura, përfundon në ndalim policor

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë, në fshatin Reti të Rahovecit, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Njëri nga katër të dyshuarit që ndodhej në veturë dyshohet se e ka hedhur nga dritarja një qese me substancë narkotike, të llojit kokainë dhe i njëjti u kap në flagrancë nga Policia.

Për shkak të posedimit të drogës, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e njërit prej tyre për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer