Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Blerina Malokun nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në njoftimin e PK’së, thuhet se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, është shpallur në kërkim e dyshuara, e cila në bashkëkryerje ka kryer veprën penale për shitblerje narkotikësh.
“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, e dyshuara shpallet në KËRKIM nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të Prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””, thuhet në njoftim.