E shtunë, 27 Korrik, 2024

Policia kërkon ndihmën e qytetarit për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar, shkruan Insajderi.

I njëjti dyshohet për keqtrajtim të kafshës dhe ndotje të ujit të shtazëve.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve nga neni 346 par.3 të KPRK-së.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, bën thirrje policia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer