E diel, 8 Shtator, 2024

Presidenti i ri i Drenicës, Ilir Veliqi e viziton skuadrën në stërvitje

Gjatë ditës se djeshme me 04.08.2024, Presidenti i klubit, Ilir Veliqi, i shoqëruar nga Zv. presidentët Çaush Dobra e Rexhep Birinxhiku, anëtari i Bordit, Bastri Durmishi, kanë vizituar skuadrën në ONIX Spa – Banjë, aty ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore, shkruan portali rajoni.org.

Në këtë takim, Drejtori Sportiv, Fisnik Lushtaku dhe trajneri Megzon Visoka, prezentuan punën e deritanishme të ekipit gjatë kësaj faze përgatitore, por edhe në përgjithësi që nga fillimi i stervitjeve.

Ndërkohë presidenti Ilir Veliqi, në fjalimin e tij tha se Drejtuesit e klubit do të jenë pranë lojtarëve dhe shtabit teknik për ti mbeshtetur maksimalisht brenda mundësive në mënyrë që t’ua krijojmë kushtet për punë dhe angazhim, gjithashtu kërkoi nga të gjithë angazhim maksimal që të arrihet objektivi, rikthimin e skuadrës aty ku e ka vendin në Superligë.

Ekipi ndeshjen e parë zyrtare e zhvillon më 17/18 gusht si vendas perballë FC Besa – Peja.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer