Sunday, May 31, 2026

Prof. Përparim Gruda: Arsimi në Kosovë ka nevojë për reforma dhe investime

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Përparim Gruda, ka kritikuar gjendjen e arsimit në Kosovë, duke thënë se sektori po përballet me probleme të shumta.

Sipas Grudës, arsimi ka nevojë për reforma të thella që i përshtaten kohës moderne, si dhe për më shumë investime në shkencë dhe zhvillim.

Ai ka shkruar se PDK-ja ka një plan për përmirësimin e gjendjes në çerdhe, shkolla dhe universitete, me synimin që të rritet cilësia e arsimit në vend.

Gruda tutje ka shkruar se ndryshimi në arsim është pjesë e programit të PDK-së për ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe për ta çuar përpara.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer