Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Përparim Gruda, ka deklaruar se komunat e Kosovës po përballen me mungesë investimesh dhe vështirësi si pasojë e, sipas tij, keqqeverisjes qendrore në vitet e fundit.
Gruda tha se qytetarët janë të pakënaqur me këtë gjendje dhe po kërkojnë një qasje tjetër në qeverisje.
Postimi:
Komunat po e ndjejnë fort tash e 6 vjet keqqeverisjen qendrore, me bllokada buxheti për motive politike e mungesë investimesh. Prandaj, qytetarët duan ta ndalojnë këtë mendësi.
Në Han të Elezit mbështetje e madhe për programin e PDK-së, një vizion i një Kosove që i kthehet normalitetit dhe punëve.
#PDK125
#BedriHamza1
#PerparimGruda4
#stopkrizes