E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Projekti për ujësjellës në 18 fshatra të Pejës, reagon Gazi: Rivalë nga partitë politike po bëjnë presion…!

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhari ka akuzuar rivalët politik se po bëjnë presion për pengim të projektit të ujësjellësit për 18 fshatra të Pejës.

Sipas Gazmend Muhaxheri këto ndërhyrje shkelin të drejtat tuaja themelore për qasje në ujë të pijshëm.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Lugut të Baranit, Lozhanit, Grabocit dhe të Dobërdolit!

Dëshiroj t’ju informoj se eksponentë të partive politike rivale po bëjnë presion të paprecedent mbi prokurorinë, me qëllim pengimin e përfundimit të projektit të ujësjellësit për 18 fshatrat tuaja, me rreth 20 mijë banorë. Ky projekt është jetik për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të zonës në të cilën jetoni ju.

Ndërhyrjet politike, të cilat synojnë të pengojnë finalizimin e këtij investimi, janë të papranueshme dhe shkelin të drejtat tuaja themelore për qasje në ujë të pijshëm.

Ne si drejtues të Komunës së Pejës jemi të përkushtuar në realizimin e këtij projekti, i cili është në interesin tuaj dhe të të gjithë komunës sonë.

Ju siguroj se do të vazhdojmë të angazhohemi për t’i dhënë fund këtij pengimi të padrejtë dhe do të garantojmë furnizimin e qëndrueshëm me ujë, ashtu siç e meritoni.

Mbështetja juaj është e rëndësishme në këtë proces. Së bashku do të kalojmë edhe këtë sfidë.

Me respekt,
Gazmend Muhaxheri
Kryetar i Pejës

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer