E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Prokuroria konfirmon intervistimin e Rizvanollit: Po intervistohet si dëshmitare për një çështje që e kemi nën hetim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është paraqitur sot për intervistim në Prokurinë Speciale.

Lajmin për Experess e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi.

Ajo ka thënë se Rizvanolli po intervistohet për një rast që kjo prokurori e ka nën hetim.

Edhe pëpërmjet një emaili dërguar Gazetës Express, nga kjo Prokurori kanë konfirmuar se Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Nuk janë dhënë detaje se për cilën çështje penale është intervistuar ministrja në fjalë. Ata kanë informuar se ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer