Monday, June 1, 2026

Prokuroria nis hetimet në rastin e Hysni Gucatit, ku dyshohet se mori rrogë për 19 vjet nga Komuna e Skenderajt pa shkuar në punë

KosovaNews një muaj më parë,publikoi një hulumtim me fakte të pakontestueshme se si kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kishte përfituar pagën e sekretarit të shkollës “Ahmet Delia” në Skënderaj  për 19 vjet pa shkuar në vendin e punës.

Madje Hysni Gucati kishte marrë rrogën e sekretarit të shkollës edhe gjatë kohës sa kishte qëndruar në burgun e Hagës  për mëse tri vite i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kosovës në Hagë.

KosovaNews javën e kaluar ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për të kuptuar se a kanë filluar hetimet rreth këtij rasti skandaloz i cili shkaktoi reagim të madh në opinionin publik.

Në një përgjigje për KosovaNeës, Prokuroria e Mitrovicës bëri të ditur se ka ndërmarrë veprimet fillestare hetimore, duke u bazuar në informacionet e publikuara në hulumtimin e portalit KosovaNeës.

“Në bazë të informacionit tuaj kemi iniciuar procedurë, lënda është në proces.

Kaq mund të themi në këtë faze”
Thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

 

Këtu mund ta ndiqni hulumtimin nga gazetari Jeton Sopa:

https://www.facebook.com/share/v/15rGKc5RmXZ

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer