Tuesday, April 14, 2026

Pse pa konsultim publik? Ngrihen dyshime për procedurat e ligjit të konfiskimit

Komisioni për Legjislacion ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë diskutimeve, deputeti Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ngriti shqetësime lidhur me mungesën e konsultimit publik për këtë projektligj.

Ai, duke iu drejtuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pyeti pse nuk është zhvilluar konsultimi publik, duke theksuar se një procedurë e tillë është e obligueshme me ligj, , transmeton IndeksOnline.

“Pse është vlerësuar që të mos ketë konsultim publik, kur dihet që ligjërisht është i detyrueshëm?”, ishte një nga pyetjet e ngritura në komision.

Nga ana tjetër, u theksua se projektligji nuk ka pësuar ndryshime nga versioni i mëparshëm. Sipas deklarimeve, ligji ka kaluar në Kuvendi i Kosovës në të njëjtën formë që është aktualisht, ndërsa këtë herë është premtuar se do të respektohen të gjitha çështjet procedurale të theksuara nga gjykata.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer