E martë, 23 Prill, 2024

Punëtorët e kompanisë ‘Kos Recycle’ bëjnë kërdi, vjedhin material në vlerë të mbi 600 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në kompaninë për grumbullimin e katalizatorëve ‘Kos Recycle’ në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, ku tre punëtorë dyshohet se kanë vjedhur 7 tonë material të katalizatorëve dhe një pajisje tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vlera e dëmit kap vlerën e mbi 600 mijë eurove, teksa është arritur që të identifikohen tre të dyshuarit, të cilët janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Po ashtu Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpitë e tre personave të dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Keqpërdorim besimi’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer