E shtunë, 27 Korrik, 2024

Qesharake: Kompania kosovare e zbulon veten duke shkelur ligjin, punëtorët punojnë pa helmeta në katin e 8-të

“Ari Company” është duke ndërtuar një objekt shumëkatësh në qendër të Mitrovicës.

Fillimisht ndërtimin e kishte nisur pa leje nga Komuna e Mitrovicës, ndërsa për këtë kishin shkruar edhe mediat lokale, shkruan Jepi zë.

Ndonëse i mungonte leja dhe kushtet e ndërtimit, pronarët vazhduan punën deri në marrjen e lejes.

Por pas marrjes së kësaj leje vërehet rrezik i madh i punëtorëve që punojnë në këtë lartësi.

Në foton e publikuara nga vet kompania shihen punëtorët që nuk kanë të vendosur fare helmeta.

Inspektoriati i punës por edhe ai komunal kohëve të fundit kanë qenë aktiv me kompani tjera, duke u kujdesur për sigurinë e të gjithëve.

Ndryshe ky objekt ka befasur edhe banorët përreth, sesi ka mundësi që një ndërtesë aq lartë të ju dal mbrapa tyre dhe të ndërtohet shumë afër shtëpive, ndërsa këta banorë detyrohen ta durojnë zhurmën çdo mëngjes dhe rrezikun eventual që mund të ju vije./Jepi zë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer