Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në kuadër të kësaj mbledhjeje, është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor i Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 400 mijë eurosh për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në një vendim tjetër, ekzekutivi ka miratuar ndarjen e 153 mijë eurove për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila bashkon ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.