E premte, 29 Mars, 2024

Qytetari padit Qeverinë pasi dëmtoi veturën duke rënë në një gropë të rrugës në Skenderaj

Prishtinë – Një qytetar me inicialet L.Rr. ka paditur Qeverinë e Kosovës për shkak se gjatë vozitjes kishte dëmtuar veturën duke rënë në një gropë të një fshati të Skenderajt. Ai pretendon se për dëmin e shkaktuar përgjegjësia i takon Qeverisë për mosmirëmbajtjes së rrugës dhe për këtë po kërkon 1 mijë e 300 euro kompensim.

Lidhur me këtë rast të mërkurën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ishte paraparë të mbahej seanca, mirë e njëjta ka dështuar në mungesë të ekspertit të komunikacionit Sejdi Berisha.

Mungesën e ekspertit Berisha, e ka konstatuar gjykatësi Hysni Ismaili, i cili ka njoftuar se nga fletëdërgesa rezulton se i njëjti nuk është ftuar në mënyrë të rregullt për këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu gjykatësi Ismaili ka shtuar se zyra e ka telefonuar ekspertin mirëpo i njëjti është përgjigjur se nuk ka pranuar ftesë për seancë dhe për sot nuk e ka të mundur të prezentojë në seance shkaku i angazhimeve të tij.

Përfaqësuesja e Qeverisë, Nexhmije Karaqa ka deklaruar se edhe më tutje qëndrojnë pranë propozimit që eksperti i ndërtimtarisë të prezantoj në seancë për të sqaruar ekspertizën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer