Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se ka takuar me Martin Berishaj në Zagreb.
“Në Zagreb, gjatë vizitës zyrtare në Qarkun Lika-Senj, takova mikun e hershëm, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Martinin e Malësisë, i cili kishte njohje nga ditët studentore me Fehën.
Martinin e mbaj mend nga rinia ime e hershme. Ai vinte në shtëpinë tonë në Gllanasellë bashkë me Fehën, kur studentët shqiptarë mbanin lidhje atdhetarie dhe bëheshin plane për shqiptarët në ish Jugosllavi në një dimension tjetër.
Faleminderit për mikpritjen, kujtesën dhe respektin, z. Ambasador, Martin Berishaj!’”, shkroi ai