Thursday, May 28, 2026

Ramiz Lladrovci u shkruan mesazh 7 grupeve të PDKRLL: PDK është më e madhe se çdo hatërmbetje

Pas afrimit të Ramiz Lladrovcit me PDK-në në Drenas, si duket bashkimi brenda partisë po merr formë edhe më shumë, shkruan rajoni.org.

Kjo u pa edhe pas fotos së fundit të publikuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ku shihej së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Rajoni.org mëson se në ditën e Bajramit, Lladrovci u ka dërguar mesazh shtatë grupeve të ish strukturave të PDKRLL-së, duke u bërë u thirrje për unitet dhe angazhim në prag të fushatës zgjedhore.

Në mesazhin e tij, ai u ka bërë thirrje asamblistëve, kryetarëve të nëndegëve, kryesisë dhe aktivistëve që të mbështesin kandidatët e PDK-së në Drenas dhe të angazhohen për një organizim sa më të madh në hapjen e fushatës më 1 qershor në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

Lladrovci ka theksuar se PDK-ja është më e madhe se çdo individ dhe se Drenasi duhet të vazhdojë të mbetet bastion i partisë.

Ai gjithashtu ka thënë se synimi është që PDK-ja të arrijë mbi 20 mijë vota në Drenas, ndërsa ka bërë thirrje që të gjithë të jenë unik për fitoren e partisë.

Mesazhi i plotë:

Të nderuara asmabliste e asamblistë,
Kryetar të nëndegëve dhe anëtarë të kryesisë,
Të nderuar aktivistë,

Fushata zgjedhore po afron.
Nuk guxojmë të lejojmë që bastioni të ngec në organizimin shembullor, si çdo herë.

Nuk guxojmë të ngecim për hir të djeshmes, të sotmes dhe të ardhmes së partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes,

Pavarësisht asaj që ka ndodhur me ne, në të kaluaren e afërt, ju ftoj t’i përkrahim kandidatët e degës së PDK-së në Drenas, me krejt mundësitë që i kemi.

Na e duam PDK-në pa kushte, ashtu ju ftoj të gjithëve, të angazhohemi të gjithë, për unitet në hapjen e fushatës më 1 qershor në Sheshin ” Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

Këtë ditë, duhet ta themi qartë, me masivitet e organizim se këtu qeveris PDK dhe ashtu do të mbetet.

Më 1 qershor, duhet ta tregojmë veten, si çdo herë se Drenasi ishte dje bastion i UÇK-së e sot është dhe mbetet bastion i PDK-së, misionit e vizionit të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe çlirimtarëve tanë.

Më shumë se kurrë, çdo votë për PDK-në, është vot për ta ndalur krizën, për ta ndryshuar Kosovën. E kam thënë qartë, pavarësisht kush do të emërohet nga Kryesia si ushtrues detyre në Drenas, do ta mbështesim. Do ta mbajmë fjalën. PDK është më e madhe se çdonjëri nga ne, më e madhe se çdo hatërmbetje.

Ne mund të arrijmë 20 mijë vota plus, për Drenasin, për Kosovën për të tashmen e të ardhmen tonë.

Ju ftoj, të jemi unik, për fitoren tonë shembullore, më 1 qershori lë të dëshmohet vullneti ynë për fitore, dëshmia se ne jemi kampion dhe mbesim kampion!

Stop krizës!
Ndrysho Kosovën!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer