E premte, 19 Prill, 2024

Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë i moshuar u gjet pa shenja jete nga familjarët, në tualetin e shtëpisë së tij. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se ky rast ka tronditur familjen Bunjaku, të cilët e gjetën kryefamiljarin, të vdekur në tualet. Ishin gruaja dhe djali i tij që e zbuluan se diçka kishte ndodhur, pasi i ndjeri nuk po përgjigjej në thirrjet e tyre.

Rasti u denoncua menjëherë nga familja e tyre, me ç’rast Autoambulanca ka intervenuar, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të tërhiqet për t’u dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer