E premte, 3 Maj, 2024

Real Madrid nuk do t’i ofrojë kontratë të re Ancelottit deri në fund të sezonit

E ardhmja e Carlos Ancelottit mbetet në dyshim.

Kontrata e trajnerit përfundon në fund të sezonit dhe javët e fundit ai ka evituar pyetje për të ardhmen e tij.

Por, sipas raportimeve në Spanjë kohës së tij në Real Madrid mund t’i vij fundi.

Ata po mendojnë t’i ofrojnë italianit një kontratë të re dyvjeçare, për të cilën Ancelotti do të ishte i interesuar ta nënshkruante sipas raportit, por është i vetëdijshëm se nëse ai përfundon ose këtë sezon ose të ardhshëm pa trofe, gjasat janë që ai të marrë shkarkimin.

Elementi që ndërlikon është se Brazili po i afrohet Ancelottit të ndërtojë një ekip për Kupën e Botës 2026.

Raportet në Brazil thonë se Ancelotti e ka rënë dakord për një marrëveshje me Kombëtaren e Brazilit, ndërsa “Los Blancos” thuhet se kanë kontaktuar edhe trajner të tjerë në lidhje me drejtimin e skuadrës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer