Një film, i cili është publikuar që 2 ditë dhe po tregohet i sukseshëm në rrjetet sociale, është realizuar në një fshat të Skënderajt, shkruan portali rajoni.org.
Ky film me tematikë moralizuese-islame po pëlqehet mjaft prej masës dhe po grumbullon klikime e komente pozitive.
Filmi është realizuar në ambientet e fshatit Kozhicë dhe të fshatit Qirez, ku aktorë kryesisht janë banorë të fshatrave përreth, por edhe më gjerë.
Filmin mund ta gjeni në youtube me titullin “Durimtari”, ndërsa më poshtë e keni një pjesë të tij: