Sot, rreth orës 11:30, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull madhor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person afër shtëpisë sëkulturës “Hasan Prishtina” transmeton rajonu.org
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.