Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës për kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas diskutimeve dhe reflektimeve personale, duke falënderuar strukturat e LDK-së në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm ndër vite.
Ajo ka theksuar se, edhe pse nuk do të jetë në listën zgjedhore, do të vazhdojë angazhimin si nënkryetare e degës së LDK-së në Vushtrri për forcimin e partisë dhe rikthimin e besimit qytetar.
Krasniqi ka shprehur bindjen se LDK mbetet thelbësore për Kosovën dhe ka bërë thirrje për mobilizim, duke synuar që më 7 Qershor LDK të rikthehet “në krye të punëve”.