Friday, May 15, 2026

Sami Lushtaku shkon në stacion policor për intervistim

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka arritur në stacionin policor të këtij qyteti dhe pritet të nisë intervistomi i tij nga hetuesit për sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit.

Ai është pritur nga qindra qytetarë që janë mbledhur para stacionit policor.

Në stacionin e Policisë kanë arritur më parë hetuesit e krimeve të rënda për ta intervistuar Lushtakun.

Policia e Kosovës ka liruar para pak minutash zëdhënësin e komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, dhe Bekim Nurën, shofer i nënkryetari Fadil Nura.

Lushtaku dhe Nura u arrestuan mbrëmë për sulmin ndaj Hysni Mehanit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer