Raporto24 ka raportuar më parë se në Dumnicë të Podujevës, është gjetur i vdekur Sali Salihu i moshës rreth 65 vjeçar, sot rrerh orë 18:00.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës.Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Florije Ahmeti.
Edhe shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, e ka konfirmuar rastin për Raporto24.
“Një person është gjetur me plumb në kokë, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Beqiri.