Shkarkohet Sunaj Keçi, trajner i Vushtrrisë pritet të bëhet Granit Begolli
Skuadra e Vushtrrisë nuk e ka mbyllur mirë gjysmë sezonin në Ligën e Parë në grupin B.
Vushtrria e mbylli gjysmë sezonin në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 11 pikë të grumbulluara.
GazetaBlic Sport merr vesh se trajneri Sunaj Keçi është shkarkuar nga pozita e timonierit të skuadrës dhe tashmë drejtuesit e klubit veçse kanë gjetur trajnerin e ri.
Granit Begolli pritet të marrë drejtimin e Vushtrrisë – teksa marrëveshje me drejtuesit e klubit do të nënshkruhet së shpejti.
Normalisht, Vushtrria pret organizim të shpejtë në merkaton e janarit dhe rikthim tek rezultatet pozitive.