Tuesday, June 30, 2026

Shkoi në shtëpinë e saj në Rakinicë dhe e kërcënoi: një person ndalohet për 48 orë në Skenderaj

Një rast i rëndë i kanosjes është raportuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një burrë dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e një gruaje dhe e ka kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit dhe djalit të saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas kallëzimit të viktimës, i dyshuari kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së saj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila, sipas ankueses, më herët kishte qenë në lidhje dashurie me djalin e saj.

Gjatë përballjes, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur ankuesen duke i thënë: “Kam me ta vra burrin dhe djalin”.

Pas denoncimit, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion, ku ai është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Në kuadër të hetimeve janë intervistuar edhe tre persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer