Drejtori Komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë stafin e shkollës “Fehmi Rama” me rastin e Ditës së Shkollës.
Ai ka theksuar se kjo ditë është një moment krenarie për të nderuar emrin që mban institucioni dhe për të vlerësuar punën e palodhshme të gjeneratave të nxënësve dhe mësuesve ndër vite.
Postimi:
Sot festojmë me krenari Ditën e Shkollës “Fehmi Rama”! 🏫
Një ditë, për të nderuar emrin që mban dhe për të vlerësuar punën e palodhshme të nxënësve e mësuesve të kësaj shkolle ndër vite.
Urime të gjithëve kjo ditë e rëndësishme e dijes dhe suksesit!📚