E mërkurë, 17 Prill, 2024

Shpërndanin para të falsifikuara në Skenderaj, policia arreston të dyshuarit

Dje rreth orës 14:35 në Skenderaj është raportuar se një person i dyshuar është duke shpërnda bankënota të falsifikuar, shkruan portali rajoni.org.

Policia njofton së lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj ksovarë ku në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar bankënota të dyshuara prej 5 euro (475X5) me vlerë  2375 euro, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar  dy pajisje të dyshuara për skanim (skaner), një llaptop, 170 monedha euro (3×20, 8×10, 6×5), 400 denarë (4×10).

Të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer