Mbajtja e armëve nga të rinjtë është bërë shqetësuese në shoqëri, kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në shkollë.
Një dukuri e tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, ku një mësimdhënës gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë, ku me pas kishte njoftuar menjëherë Policinë, shkruan portali rajoni.org.
Njësia policore kishte dalë në vendin e ngjarjës, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë.
I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit, dhe i njëjti me vëndim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.