E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Shqipëria me barazim ndaj Ishujve Faroe feston kualifikimin në EURO 2024

(E plotësuar) Kombëtarja e Shqipërisë me barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe, ka festuar kualifikimin në Evropianin “Gjermani 2024”.

 

Kuqezinjtë dhe Ishujt Faroe luajtën në “Air Albania” në ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2024.

Shqipëria si lidere e Grupit me 15 pikë kualifikohet për në Evropianin e ardhshëm.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho, e kontrolluan lojën më mirë së Ishujt Faroe, e kërkuan më shumë golin, krijuan disa raste të mira, sidomos në pjesën e parë, megjithatë, tentimet e skuadrës shqiptare nuk u thyen dot nga mbrojtja e skuadrës mike.

Përfundimisht Shqipëria realizon ëndrrën për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm, event ky i dyti në historinë e Kombëtares së Shqipërisë.

Tashmë festa e kualifikimit të Shqipërisë, ka nisur në “Air Albania” në këtë ‘tempull’ të mbushur më tifozët kuqezi.

Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në “Air Albania”

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares shqiptare dhe Ishujve Faroe.

Kombëtarja shqiptare po përballet sonte me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.

Futbollistët e Shqipërisë kishin iniciative në terren, e dominuan lojën, krijuan disa raste të mira, sidomos shanse të ideale kishte Mirlind Daku, por që goli mungoi në pjesëlojën e parë.

Shqipëria pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024, por me një barazim në duel me Ishujt Faroe, Shqipëria do të shkonte në Gjermani si lidere e grupit E.

Pas pak nis pjesa e dytë

Starton ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, gjithçka kuqezi

(E plotësua) Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, ndeshje kjo që po luhet në “Air Albania”.

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.

Shqipëria pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024.

Një stadium i teri kuqezi. Festë e madhe pritet të jetë në kryeqendrën shqiptare pasi brenda dhe jashtë stadiumit, do të festohet kualifikimi i kuqezinjve për Evropianin “Gjermani 2024”.

Nis të mbushet “Air Albania”, ‘Plisat’ mbesin jashtë

(E plotësuar) Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.

Shqipëria pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024.

Festë e madhe pritet sonte në Tiranë, ku tashmë tifozët kanë nisur të mbushin stadiumin “Air Albania”.

Në stadiumin kombëtar pritet një festë e madhe nga tifozët kuqezinj, mirëpo ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë impiantit.

I tillë është rasti i tifogrupit “Plisat”, të cilët së fundmi kanë reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se pavarësisht se ndjehen të përjashtuar nga festa, sërish do ta mbështesin gjithnjë kombëtaren.

Shqipëri-Ishujt Faroe, publikohen formacionet zyrtare

Me pak se dy orë kanë mbetur deri të fillimi i ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe.

Kuqezinjtë do të përballen me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.

Shqipëria pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024.

Megjithatë, dueli i sotëm mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, pritet të luhet në një stadium të mbushur me tifozë pasi që për këtë duel janë shitur të gjitha biletat.

“Air Albania” e tera do të jetë kuqezi në një festë që pritet të jetë dhurojë spektakël për kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin e ardhshëm, i dyti në historinë e skuadrës shqiptare.

Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe fillon në orën 20:45.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer