E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Shqiptar i Preshevës është…”- Qysh u zunë 3 shtetasit serbë që kërkonin para kinse për lirimin e Nezir Mehmetajt nga burgjet e Serbisë

Me datë 14 shkurt, Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e tre personave të dyshuar për Vepër Penale “Mashtrim”.

Këta tre persona shtetas të Serbisë, u paraqitën në emër të vëllaut të Nezir Mehmetajt, e në emër të vetë Nezirit kinse për ta ndihmuar të lirohet nga burgjet e Serbisë.

Po kush e ku është Nezir Mehmetaj?

Janë bërë 4 vjet e dy muaj prej kur Nezir Mehmetaj, nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua në Merdare e sot e asaj dite po mbahet në paraburgim në Serbi. Kujtojmë se ai kishte ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje. Ditën që u arrestua, Neziri po e dërgonte nënën për një kontroll shëndetësor në Serbi.

Mehmetaj, kishte një urdhër-arrest aktiv me pretendimin se si ushtar i UÇK-së ai kishte marrë pjesë në maltretimin dhe vrasjen e shtatë personave, përfshirë serbë dhe romë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Si u zunë të dyshuarit për mashtrim?

Vëllau i Nezirit, Agron Mehmetaj na tregon detaje.

VIDEO:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer