Për nderë të Ditës së Tokës, Drejtori i Shërbimeve Publike, Arbër Geci, ka njoftuar se nesër, do të zhvillohet një aksion i gjerë për pastrimin e hapësirave publike në qytet dhe fshatra të Sknderaj.
Të gjitha pajisjet logjistike dhe higjienike janë shpërndarë nëpër shkolla, të cilat do të shërbejnë si pika grumbullimi dhe organizimi për nisjen e aksionit në terren.
“I ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni dhe të japin kontributin e tyre për një mjedis më të pastër. Aksioni fillon nga ora 10:00 dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur”, ka bërë thirrje Drejtori i Shërbimeve Publike.
Pjesë e këtij mobilizimi do të jenë edhe kompani private, të cilat do të angazhohen në largimin e deponive ilegale në zona të ndryshme.
Ky aksion synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve mjedisore për të gjithë.