Portali rajoni.org kishtë raportuar dje për një konflikt mes dy të rinjeve, i cili ka përfunduar me vrasje në tentativë.
Rajoni kishtë zbuluar se E.X 19 – vjeçar nga Polaci dyshohet se është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lindi për shkak të parkimit të veturës në hapësirën e pompës së derivateve.
Burimet e portalit rajoni.org brenda spitalit rajonal në Mitrovicë kanë marrë vesh se i lënduari është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetën./Rajoni.org/