Një incident është raportuar të enjten në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.04.2026, rreth orës 18:20, në rrugën “28 Nëntori”.
I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga autoritetet, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.