Tuesday, May 12, 2026

Storie Suksesi: Qumështorja “Drenas” bëhet aksionare në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni

Biznesmeni Rrustem Rukolli, pronar i qumështores “Drenas”, ka njoftuar se pas disa muajsh angazhim, “Drena” ka arritur një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në Poloni.

Sipas tij, “Drena” tashmë është bërë aksionari i dytë në një nga qumështoret më të vjetra në Poloni, duke shënuar një hap të madh drejt zgjerimit në tregun evropian.

Rukolli theksoi se puna, përkushtimi dhe përvoja në industrinë e qumështit po e bëjnë “Drenën” një prodhues të fuqishëm me standarde evropiane, duke u renditur në mesin e produkteve “Made in EU”.

Ai tha se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për brendin “Drena” dhe se shumë shpejt produktet e tyre do të jenë më afër konsumatorëve në Evropë.

Postimi:

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer