E enjte, 28 Mars, 2024

Suharekasi ushtron dhunë ndaj gruas dhe ia merr telefonin për të mos e njoftuar Policinë, përfundon në pranga

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë, që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dubravë të Suharekës, Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila u përballë me dhunën e ushtruar nga burri i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari e ka rrahur gruan e tij, ndaj të cilës ka ushtruar edhe dhunë psikike, duke ia marrë telefonin për të mos e njoftuar Policinë.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të pres deri sot, kur edhe e gjeti mundësinë që ta denoncojë bashkëshortin, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer