Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një granate dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë të Malit të Zi, raporton mediumi malazez vijesti.me.
Personi i vdekur dyshohet se është M.B (39 vjeç), e që sipas “Vijesti” është i njëjti edhe që e ka aktivizuar granatën e dorës.
Pesë personat dyshohet se janë lënduar, njëri nga ta ka marrë lëndime serioze, ndërkohë që policia dhe ambulance kanë arritur në vendin e ngjarjes./GazetaSinjali/