E diel, 3 Nëntor, 2024

Të moshuarit ia hakojnë Facebookun, kërkojnë para në emër të shërimit të tij – i dyshuari merr 1500 euro

Rrjetet sociale janë të mbushura me persona të cilët janë ‘gjuetarë të llogarive’ personale të qytetarëve. Ata përmes metodave të ndryshme arrijnë që në mënyrë të paautorizuar të kenë qaje në llogaritë private dhe t’i përdorin ato për qëllime të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Pre e një hakimi në rrjetin social Facebook ka rënë edhe një qytetar i Vushtrrisë, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i moshuari ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë marrë llogarinë e tij dhe e kanë shfrytëzuar atë për përfitime materiale.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë kërkuar para hua nga miqtë e 71-vjeçarit, gjoja se ky i fundit është i sëmurë dhe ndodhet për trajtim shëndetësor në Tiranë.

Nga kjo kërkesë e ka pësuar njëri nga shokët e viktimës, i cili sipas raportit 24 orësh të Policisë përmes transaksioneve  bankare ka dërguar 1500 euro te një person në Shqipëri.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hyrja në sistemet kompjuterike’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer